Përbërësit :
1 vezë
150 gr miell
250 ml qumësht
125 ml ujë të nxehtë
1 lugë gjelle vaj
një majë lugë çaji sodë buke
një majë luge çaji kripë
një majë luge çaji sheqer
Përgatitja :
Për të nisur me këtë recetë përzieni vezët, qumështin, sheqerin, kripën dhe miellin duke përzier vazhdimisht.
Këtë proces mund ta bëni duke e përzier me anë të një mikseri apo rrahësi elektrik në mënyrë që të mos mbesin kokrriza.
Brumi që do të përfitoni duhet të jetë i trashë, i njëtrajtshëm dhe pa kokrriza.
Duke vazhduar me përzierjen, shtoni sodën e bukës të shkrirë në ujë të nxehtë dhe hidheni tek brumi.
Uji duke të jetë sa më i nxehtë pasi i jep krepave butësi dhe i bën ato më të dendura.
Lëreni brumin të pushojë për 5 minuta, ndërkohe vendosni një tigan të drejtë në zjarr dhe lyejeni me pak vaj.
Kur tigani të jetë i nxehtë me një garuzhde të mbushur me brumë hidhni krepin e parë në formë dhe rrethore dhe lëreni të piqet për 2-3 minuta
Më pas kthejeni me kujdes me anë të një spatula nga ana tjetër që të piqet plotësisht.
Krepi është gati për t’u kthyer kur anët e brumit të fillojnë të krijojnë bulëza.
Bëjeni procesin e pjekjes me çdo krep sipas radhës, derisa i gjithë brumi të mbarojë.
Mos harroni të vajosni pak tiganin herë pas here, në mënyrë që brumi të mos ngjisë.
Kur të jenë gati vendosini sipër njëra tjetrës dhe mund t’i shijoni me fruta apo reçel.