Përbërësit :
500 gr miell
125 gr gjalpë
1 gotë ujë
2 vezë
2 lugë gjelle niseshte
300 gr arra të bluara
Për sherbetin
500 gr sheqer
1 gotë e gjysmë ujë
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e samsave mjafton të zëmë brumin me miellin dhe vezët si për byrekun.
Ndajeni në kuleçë të vegjël dhe spërkatini me pak miell dhe hapini me anë të një petësi.
Ndërkohë në një enë të thellë rrihni vezët, gjalpin në temperaturë ambienti, niseshtenë dhe shtoni 1 gotë ujë.
Këtë masë vendoseni në një tigan dhe lëreni në zjarr derisa të marrë valë e të trashet.
Më pas liheni të ftohet, hidhni në të arrat e bluara imët dhe vendosni petët dy nga dy duke i spërkatur me pak gjalpë.
Petët pritini me anë të një thike të mprehtë në rripa të gjatë e 4 gisht të gjerë.
Në fillim të çdo rripi hidhni pak nga masa e përgatitur në tigan më parë.
Mështillini samsat tuaja në formë cilindrike apo trekëndore duke bërë kujdes që mbushja të mos dalë nga peta dhe vendosini në një tavë të lyer me pak gjalpë.
Spërkasni dhe pak gjalpë sipër dhe futini në furrë të parangrohur për 30 minuta në temperaturën 200-250 gradë.
Samsat do të jenë gati kur të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqen e tyre.
Për sherbetin :
Mjafton të përgatisni sherbetin si zakonisht duke përzier sheqerin bashkë me ujin dhe pak lëng limoni në një tenxhere.
Vendoseni në zjarr dhe nisni ta përzieni me telin e kuzhinës sa përbërësit të lidhen.
Nëse nuk e përzieni, sheqeri do të ngelet në fund të tenxheres dhe do të digjet, duke e prishur sherbetin tuaj.
Kur sherbet të fillojë të ziejë, ulni flakën e zjarrit tek më e ulëta.
Duhet ta lini të ziejë kështu për 30 minuta. Në këtë mënyrë uji do të avullojë ngadalë dhe pa e prishur ngjyrën e sherbetit.
Kur doni një aromë më të fortë limoni, 10 minuta para se të largoni sherbetin nga zjarri hidhni 2 lugë çaji me lëng limoni.
Kur samsat të jenë gati nxirrini nga furra dhe shtojini sherbetin e ftohtë.
Lërini për disa momente në temperaturë ambienti e më pas mund t’i ruani në frigorifer.