Nëse do të na duhet që të përgatisim rizoto me speca për katër persona është e rëndësishme që të kemi këto përbërës kryesor si;
300 gr oriz, 25 gr parmigiano, 1 spec i verdhë, 1 spec i kuq,
25 gr gjalp, 1 qepë e bardhë, 1 litër lëng perimesh, vaj ulliri dhe kripë.
Në fillim grimë qepën dhe hedhim në një tigan me vaj ulliri. Pastroni specat dhe pritini në copëza dhe më pas shtojani qepës në zjarr, duke i lënë për disa minuta. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e fikim zjarrin.
Ndërkohë, lëngun e perimeve e hedhim në një tenxhere të mbyllur me kapak dhe i japim një valë.
Marrim gjysmën e masës së specave të zier dhe e hedhin me mikser. Kremin e krijuar e shtojmë sërisht në tigan, duke i shtuar dhe orizin. Rindezim zjarrin dhe e trazojmë pak orizin. Shtojmë nga pak nga pak lëngun e nxehtë dhe e lëmë orizin të ziejë së bashku me kremin dhe copëzat e specave.
Kur orizi të jetë gati, fikeni zjarrin dhe shtojini gjalpin dhe djathin parmigiano.