Përbërësit për tavë katrore 24 x 24 ose të rrumbullakët me diametër 26/28cm:
● 3 vezë në temperaturë ambienti
● 150 g gjalpë i butë në temperature ambienti (si krem)
● 150 g niseshte misri
● 150 g niseshte patatesh
● 120 ml qumësht në temperature ambienti
● 300 g sheqer
Përgatitja:
Ndezim furrën në 150 gradë. Në robot rrahim vezët me sheqerin dhe gjalpin për 20 minuta, me shpejtësi maksimale. Pastaj, ulim shpejtësinë e robotit dhe shtojmë herë niseshte dhe herë qumësht derisa t’i kemi hedhur të gjitha. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.