Përbërësit për një tavë të rrumbullakët me diametër 28 cm:
● 300g miell Manitoba ose 0 ● 250g miell 00 ● 250ml qumësht në temperature ambienti ● 1 vezë dhe 2 të verdha ● 100g gjalpë i butë i prerë në kubikë të vegjël ● 1+1/2 lugë kafeje kripë ● 20g maja birre e freskët në kubikë ● 1 lugë kafeje sheqer ● 1 e verdhë veze për ta lyer sipër
Përbërësit për mbushjen:
● 250g djathë Provolone i tymosur ose djathë tjetër që shkrihet ● 150g prosciutto cotto e prerë në kubikë ose sallam etj.
Përgatitja:
1.Në një tas të vogël me 2-3 lugë ujë dhe sheqerin tretim majanë të cilën e thërrmojmë me dorë. Shtojmë pas 5 minutash dhe qumështin të cilin e kemi vakur pak.
2.Në robot hedhim qumështin bashkë me majanë, miellin, vezët dhe I përziejmë mirë (mund ta përgatisim
edhe me dorë duke i përzier në një tas). E punojmë brumin në robot për 6/7 minuta. Shtojmë gjalpin pjesëpjesë, derisa të jetë përzier plotësisht me brumin. Shtojmë kripën dhe vazhdojmë ta punojmë akoma derisa të shohim që brumi nuk ngjit në anësoret e tasit. Vëmë brumin në një tas të lyer me pak miell, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në një vend të ngrohtë derisa të dyfishojë vëllimin.
3.Pas kësaj kohe, e marrim brumin dhe e ndajmë në disa topa me 40g secili, i shtypim me dorë dhe I mbushim me pak djathë, sallam ose proshutë. I mbyllim me dorë dhe I vendosim në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell ose letër furre. E lëmë tavën për 30 minuta në ambient të ngrohtë. Përpara se ta fusim në furrë, i lyejmë me penel me të verdhë veze të rrahur me pirun ose me pak qumësht dhe më pas e spërkatim me fara susami.
4.Ndezim furrën në 180°C. Vëmë tavën në pjesën e poshtme të furrës dhe e pjekim për 30/40 minuta afërsisht ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë