Reçel portokalli

Gliko - Recel

PËRBËRËSIT:

1 kg portokaj të qëruar
lëkura e 2 portokajve
1 kg sheqer (nëse portokajtë janë të ëmbël, pakësoni sasinë e sheqerit në 600 g)
1 limon

Pasi qërojmë portokajtë, i presim në copa dhe i pastrojmë nga fijet e mesit, shtojmë sheqerin dhe i vëmë të ziejnë me flakë mesatare për gati 1 orë, derisa të jenë bërë reçel. Presim hollë lëkurat e portokajve dhe i shtojmë te reçeli 5 minutat e fundit, së bashku me lëngun e limonit. Të gjithë masën e hedhim në vazo të sterilizuara, të cilat i mbyllim me kapakë dhe i kthejmë përmbys. Pasi i zbukurojmë me copë dhe spango, janë gati për dhuratë nese deshironi !

Kliko ne foto per te bere porosine tende !
Kliko ne foto per te bere porosine tende !