Përbërësit :
4 gota sheqer
2 kilogramë kivi të qëruar dhe të ndarë në gjysmë
Çerek gote me lëng të freskët limoni
Përgatitja :
1. Qëroni kivit, ose merrni tulin e frutave me lugë dhe hidheni në tenxhere. Lëkura e frutave nuk duhet përdorur në reçel. Shtypeni masën e tulit të frutave me lugë deri sa të bëhet pelte. Shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit.
2. Lëreni pelten e kivit të ziejë. Uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë për 15 minuta deri sa të trashet. Përziejeni herë pas here që të parandaloni ngjitjen në pjesën fundore të tenxheres.
3. Sterilizoni kavanozët duke i futur në një tenxhere të mbushur në gjysmë me ujë të valuar dhe kapakët e tyre në një tenxhere më të vogël me ujë të nxehtë. Mbajini kavanozët dhe kapakët në ujë të nxehtë deri sa të jeni gati për t’i përdorur.
4. Hiqini kavanozët një e nga një dhe mbushini me reçel duke lënë një hapësirë boshe rreth 6 milimetra nga gryka e tyre. Mbyllini kapakët dhe vendosini në një enë të cilën e keni zhytur në ujë në një tenxhere.
Kavanozët duhet të mbulohen tërësisht me ujë. Tenxheren vendoseni në zjarr dhe lëreni të ziejë për 10 minuta. Më pas hiqini kavanozët nga uji dhe lërini të ftohen.