Qofte orizi me proshutë dhe djathe mocarel

Pjata kryesore

Përbërësit për 8-9 qofte (të mëdha):
400 gr oriz
1 lt lëng perimesh
50 gr gjalpë
100 gr djathë pekorino të grirë
1 zarf me pluhur shafrani
Për mbushjen
Mocarel dhe proshutë në kubikë

Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin në enën ku do ziejmë orizin. Shtojmë orizin, e kaurdisim me gjalpin e më pas shtojmë gradualisht lëngun e perimeve duke përzier hera herës. Në përfundim të zierjes shtojmë shafranin pluhur dhe djathin e grirë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për rreth 1 orë. Nisim përgatitjen e qofteve duke marrë në duar një sasi të konsiderueshme orizi, për një qofte të madhe, brenda së cilës vendosim një kubik mocarele dhe disa proshute. Përfundojmë qoftet, i kalojmë në bukë të grirë dhe i skuqim në vaj misri.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP
*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2O4tQWQ
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/37UGpuR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *