Qafë gici në furrë

Pjata kryesore

Përbërësit

1.5 kg qafë gici

1 gotë verë e kuqe

100 gr djathë kaçkavall

2 lugë mustardë

1 qepë

1 spec jeshil

1 spec të kuq

1 spec djegës

5 thelpinj hudhre

2 lugë rigon

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Udhëzimet

1.Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim copën e mishit ashtu siç është, të paprerë, derisa të marrë ngjyrë.

2.Ndërkohë presim perimet në rripa dhe të gjithë përbërësit e tjerë i pëziejmë bashkë në një enë.

3.Shtojmë në enë mishin ashtu të ngrohtë dhe e mbulojmë me perimet.

4.E lëmë për 2 orë të marinohet mirë dhe më pas e mbyllim me letër furre.

5.E pjekim në furrë në temperaturën 190 gradë për 3 orë.

6.Heqim letrën e furrës dhe vazhdojmë pjekjen për 10 minuta të tjera, derisa mishi të marrë ngjyrë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv
*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3qSWnxj
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3bpHyf5