Pulë me qull sipas Shef Renatos

Kalorike

Përbërësit

500 gr mish pule

50 gr gjalpë

3 lugë gjelle miell

5 thelpinj hudhre

2 lugë çaji limon

Kripë

Piper

Pak majdanoz

Udhëzimet

1.Lajmë dhe pastrojmë mishin e pulës. Në një tenxhere vendosim pak gjalpë dhe e vendosim në zjarr. Shtojmë mishin e pulës dhe e përziejmë.

2.Shtojmë ujë në tenxhere, aq sa mishi i pulës të mbulohet.

3.Në një tenxhere të dytë vendosim miellin dhe pak gjalpë. I përziejmë deri në momentin që mielli merr ngjyrë të verdhë. Shtojmë në tenxhere pak nga lëngu i mishit të pulës, që u përgatit në tenxheren e parë.

4.Përziejmë me kujdes miellin me lëngun e mishit dhe gjalpin, derisa masa të mos mbetet e kokrrizuar, por të marrë formën e një salce të plotë.

5.Pasi qulli të jetë formuar në masë të njëtrajtshme, e vendosim në tenxheren e parë ku po ziejmë mishin.

6.Shtojmë kripë, piper dhe hudhra, dhe e lëmë në zjarr të ulët.

7.Kur shohim që mishi është zbutur dhe është gatuar, e heqim nga zjarri. Shtojmë pak limon dhe shumë pak majdanoz të grirë imët

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3aCF39N
Per Kosove porosit ketu: https://bit.ly/37ziilb
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv