Pite me gjizë dhe pançetë

Brumera

PËRBËRËSIT:
1 petë sfoliatë, 200g pançetë e ëmbël, 4 vezë, 350ml pana, 150g djathë Gryere, kripë e piper sipas dëshirës.

PËRGATITJA:
Hapim petën mbi një sipërfaqe të spërkatur me miell dhe vizatojmë mbi të me ndihmën e një thike, një rreth me diametër dy gisht më të madh se diametri i tavës së përmbysur. E vendosim petën mbi tavën e lyer me pak gjalpë dhe e shpojmë me një kruajtëse dhëmbësh. Pasi e kemi përgatitur kështu e vendosim në frigorifer për 15 minuta. Nxehim furrën me 200 gradë dhe fusim petën të cilës i shtrojmë sipër një letër furre dhe mbi të hedhim fasule ose thjerrëza. E pjekim për rreth 10 minuta, heqim letrën me fasulet dhe e lëmë edhe për 10 minuta të tjera derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet mënjanë. Ndërkohë kalojmë në një tigan të nxehtë për pak minuta pançetën dhe e lëmë të kullojë mbi një letër kuzhine. Rrahim me mikser elektrik vezët, panën, djathin, kripën dhe piperin. Masën e përgatitur e hedhim mbi bazën e pjekur dhe e spërkasim me pançetën e skuqur. E pjekim për rreth 30 minuta derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet për minimumi 15 minuta para se ta shërbejmë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv