Perberesit:
500 gr miell të bardhë
1 lugë çaji maja
1 lugë kripë
2 lugë çaji vaj ulliri
200 gr salcë pice
100 gr sallam peperoni
6 speca turshi
125 gr djathë mocarela
100 gr djathë gouda
1 lugë rozmarinë
Pergatitja:
1.Vendoseni miellin, kripën dhe majanë në një tas.
2.Shtoni vajin e ullirit dhe 300 ml ujë të vakët dhe përzijeni deri sa të formohet një masë brumi.
3.Hidheni në sipërfaqe me pak miell të thatë dhe përzijeni për 10 minuta.
4.Zhvendoseni në një tas, mbulojeni me kapak dhe lëreni të pushojë dhe të vijë, rreth 45 minuta.
5.Ngroheni furrën në 220 gradë.
6.Ndani brumin në gjysmë.
7.Për çdo picë hapni peta me rreth 25 cm në diametër.
8.Përhapeni sipër përbërësitL gjysmën e salcës, specat, djathin dhe rozmarinën.
9.Transferojeni në furrë dhe piqeni për 10-15 minuta.
10.Të njëjtin proces kryeni edhe me brumin e mbetur.