Përbërësit për petullat :
500 gr miell gruri
2 kokrra vezë të freskëta
1 gotë e gjysmë kos
Dy lugë kafeje me sodë
Kripë
Përbërësit e kremit të pastiçerisë :
(Përbërësit më poshtë janë për 700 gr krem)
4 të verdha vezësh
45 gr niseshte misri
1 paketë me vanilje
140 gr sheqer
500 ml qumësht
Përgatitja :
Në një tas të madh shtojmë miellin, sodën dhe kripën.
Krijojmë një gropëz të vogël në mes dhe aty shtojmë dy vezët dhe kosin.
I përziejmë të gjithë përbërësit dhe punojmë brumin me dorë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.
Pasi brumi është gati, e lini të pushojë përreth një orë.
Më pas, brumin e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe secilën prej pjesëve e hapim në një petë me trashësi rreth 1 centimetër.
Petën e presim në katrore, rrethore ose trekëndore të vogla me madhësi nga 5-6 centimetra.
Vendosim tiganin në zjarr dhe hedhim vajin, pasi ky i fundit të jetë ngrohur nisim skuqjen e petullave.
Kremi i pastiçerisë :
Ndërkohë filloni përgatitjet e kremit të pastiçerisë.
Në një tas të hidhni miellin, sheqerin dhe kripën, pasi t’i keni trazuar, shtoni një nga një vezët. Kujdes që gjithmonë të jeni duke i përzierë me telin e kuzhinës që të mos krijohen kokrriza.
Në një tenxhere vendosni qumështin, ujin, vaniljen dhe ajkën e qumështit për t’u ngrohur, por mos e lejoni që të vlojë kështu vezët nuk do t’ju priten.
Hidhni pak qumësht në tasin me vezët sheqerin dhe miellin, në mënyrë që temperatura të ekuilibrohet, dhe më pas kalojeni të gjithë masën në tenxhere.
Mos harroni që ta përzieni gjatë gjithë kohës derisa masa të fillojë të trashet dhe të formojë kremin.
Kremin kalojeni në një tas dhe mbulojeni me qese kuzhine, në sipërfaqen e tij nuk do të krijohet kore.
Hiqeni nga tenxherja dhe kalojeni në një tas, kështu do të ftohet më shpejt.
Tani ju mbetet vetëm të mbushni petullat me kremin e përgatitur. Mjafton që të përdorni qesen e pastiçerisë, ose dhe një qese normale.
Kaloni kremin e ftohur dhe mund të prisni me gërshere cepin e qeses dhe të keni krijuar kështu qesen e pastiçerisë.
Merrni petullat dhe me thikë çponi një vrimë nga ku të shtoni kremin.
Kështu vazhdoni derisa të keni mbushur që të gjitha petullat.
Në fund nëse dëshironi mund t’i spërkasni petullat me pak sheqer pluhur.