Përbërësit
- 350 gr penne
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 5 lugë gjelle kaperi të kulluara dhe të thara me letër
- 150 gr ullinj të zinj pa bërthama dhe të grirë
- 400 gr ton i konservuar në ujë, i kulluar
- 1 lime, lëkura dhe lëngu
- 4 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë
- 1/2 tufë borzilok.
Udhëzimet
- Në një tenxhere, hidhni ujin me kripë dhe lëreni të ziejë.
- Gatuani në të makaronat për 1 minutë më pak se ç’thonë udhëzimet mbi paketim.
- Kullullojini, duke ruajtur një gotë nga uji dhe makaronat lërini në kullesë.
- Në të njëjtën tenxhere ngrohni vajin me zjarr mesatar.
- Kur të nxehet, shtoni kaperit dhe përziejini.
- Kur kaperit të fillojnë të kërcasin, ulni nxehtesinë dhe shtoni ullinjtë, lëkurën e lime-it, lëngun dhe tonin.
- Përziejini së bashku dhe shtoni në tenxhere makaronat dhe ujin që morët.
- Shtoni djathin dhe borzilokun dhe jepini shije me pak piper.