Përbërësit:
- 1 kg patate
- 150 g djathë i bardhë
- 3-4 feta sallam ose pacetë e tymosur
- 150 g djathin kaçkavall
- 2 thelpinj hudhra
- kripë, piper
Përgatitja:
Presim patatet në forme rrumbullake, jo shumë të trasha dhe i shtrojmë në tavë. I spërkatim me pak krip dhe ujë. Në një tas vendosim djathin e bardhë të cilin e kemi prerë në feta, djathin kaçkavall dhe ndonjë djathë tjetër sipas dëshirës. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe sallam apo pacetë të tymosur, hudhrat dhe i vendosim sipër patateve. Marrim panën e hollojmë me qumësht dhe e hedhim mbi patatet. Tavën e vendosim në furrë në 200 C.