Përbërësit
110 gr miell
280 ml qumësht
2 lugë gjalpë
1 vezë
1 lugë kafeje fryrës brumi
Pak kripë
Udhëzimet
1.Përziejmë miellin, fryrësin dhe kripën së bashku.
2.Përziejmë qumështin, vezët dhe gjalpin.
3.Vendosim në mikser të dyja përzierjet dhe i përziejmë në shpejtësi mesatare për 4-5 minuta.
4.E lëmë brumin të pushojë për rreth 15 minuta.
5.Ngrohim tiganin, e lyejmë me pak vaj ose gjalpë dhe më pas shtojmë një sasi brumi të piqet.
6.I pjekim derisa të marrin një ngjyrë të artë të bukur në zjarr mesatar.
Disa udhezime :
Për një pankek mesatar sasia e mjaftueshme e brumit është 60 ml ose një filxhan kafeje jo i mbushur plot.Mund të shtoni boronica ose copëza çokollate gjatë përgatitjes së pankekëve. Shtojini ato gjatë kohës që po përgatisni brumin, ose pasi ta keni përfunduar dhe po bëni vendosjen në tigan për t’i dhënë forma. Përdorni deri në 1/2 filxhan boronica/çokollatë në këtë recetë.Gatuajini pankekët në një tigan të sheshtë me nxehtësi mesatare në të lartë. Kur të formohen flluska tek brumi dhe skajet të humbasin shkëlqimin, atëherë do të kthejmë pakekun në anën tjetër. Në çdo anë duhet të marrë një ngjyrë kafe në të artë.Mund t’i shoqëroni me shurup ose mjaltë, gjalpë, fruta të freskëta ose me krem pastiçerie