Pace vici

Pjata kryesore

Perberesit per Pace me Plendes Vici:

1 kg plendes vici ;500 gr tul domateje ;20 gr gjalpe1 kokerr qepe disa thelpinj hudher 1 deges rozmarine . 1 gjethe dafine ;1 gote vere te bardhe pak miell . vaj kripe

Pergatitja :

Pastrohet mire Plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa . Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte .grijme qepen e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell . Pastaj hedhim plendesin e prere Hudhrat rozmarinen dafinen dhe kripen. E leme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht . Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohen komplet hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar. e leme te zihet derisa te valoje mire

Përbërësit per Pace me Koke Vici:

  • 500 gr mish nga koka e viçit
  • 10 lugë miell
  • 1 dl vaj
  • 4 -5 thelba hudhër
  • 1 lugë gjelle kripë.
  • Piper të kuq
  • Piper të zi
  • 1-2 luge uthell

Përgatitja:

Kokën e viçit e pastrojmë dhe e ziejmë me kripe 60-90 min. Pasi që të ftohët e ndajmë mishin nga kockat dhe e bëjmë gati për paçën.

Miellin e kavërdisim në vaj gjer sa të fiton ngjyrë kafeje pastaj e përvloim me lengun e mishit  të zier ose ujë të vluar (për afër një litër e gjysmë) dhe e përzijmë pa ndërprere me lugë druri,gjer sa të trashët. Paçën e lëmë të zihet në temperatur të ulët afër 20 min. Pastaj ia shtojmë mishin e copëtuar, hudhrat, kripën, piperin e kuq të djegur në pak yndyrë, piperin e zi, 1-2 lugë uthëll, dhe e lëmë të zihet për 10 min. Paça me mish koke servohet e nxehtë, zakonisht si paragjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *