Njoki me salce pesto

Vegjetariane

Për 4 persona :
400g rikota

• 230g miell Semolino + dhe pak për t’i lyer në fund

• 60g rukola

• 1 vez • kripë


Për peston:

100g bajame të qëruara dhe pa lëkurë

• 15 fleta borzilok

• 60ml vaj ulliri

• 4-5 lugë djathë Parmigiano

• kripë e piper

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :


Pesto: Në blender hedhim vajin, bajamet dhe i grijmë imët. Shtojmë borzilokun, djathin, pak kripë, piper dhe i përziejmë akoma derisa të bëhet një salcë homogjene. Nëse peston e dëshironi më të hollë, mund të shtoni pak më shumë vaj ulliri.


Njoki: Rukolën e përvëlojmë në ujë të valuar për 30 sekonda, e shtrydhim dhe e grijmë imët. E hedhim në një tas ku do të shtojmë miellin Semolino, vezën, rikotën dhe pak kripë. E përziejmë brumin me dorë, bëjmë me të rripa të hollë të cilët i presim me thikë në kubikë dhe më pas me dorë u japim formë të rrumbullakët. I lyejmë topat në miellin Semolino duke na ndihmuar një pirun për t’i rrotulluar.

I ziejmë njokit në ujë të valuar me kripë; mjaftojnë pak minuta, në momentin që ato dalin në sipërfaqe të ujit do të thotë që janë gati. I kullojmë dhe i përziejmë me peston. I lëmë të pushojnë për një minutë dhe më pas i shërbejmë.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *