Përbërësit :
1 lugë gjelle gjalpë
4 mollë
5 lugë gjelle sheqer
1/ 2 lugë kafe niseshte
1 lugë kafe kanellë
100 gr arra
Përgatitja :
Lajmë dhe qërojmë mollët dhe më pas i presim ato në kubikë me brinjë 1 cm.
Në një tigan të thellë vendosim 1 lugë gjelle gjalpë dhe me të shkrirë gjalpi shtojmë mollët dhe i kaurdisim ato deri sa të fillojmë të zverdhur pak rreth 5 minuta.
Shtojmë sheqerin, niseshtenë dhe vazhdojmë përzierjen e tyre deri sa mollët të zbuten duke i vendosur herë pas here kapakun, vazhdojmë kështu për 10 minuta.
Shtojmë kanellë e përziejmë së bashku dhe më pas e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
E shërbejmë duke vendosur mollët e karamelizuara duke i shtuar në fund arra të copëtuara.