Perberesit:
4 mollë të mëdha të verdha
100 gr sheqer kaf
65 gr arra të copëtuara
40 gr rrush i thatë
50 gr gjalpë
½ lugë çaji kanellë
¼ lugë çaji karafil
120 ml lëng portokalli
Pergatitja:
Në një tas, përzieni mirë sheqerin, arrat, rrushin, gjalpin, kanellën dhe karafilin, derisa të bëhet një masë e qëndrueshme.
Prisni rreth 1 cm nga maja e mollëve, deri në fundin e bishtit të tyre.
Me një lugë, gërryeni zemrën e mollëve për të hequr farat dhe krijuar një vrimë, por pa shkuar deri në fund të tyre, formoni vetëm një zgavër në zemër të mollëve.
Zgavrat e mollëve mbushini me 2 lugë nga përzierja e përgatitur në hapin 1, dhe pjesën e mbetur të përzierjes spërkateni sipër tyre.
Vendosini mollët me zgavrat lart në një tavë të thellë qelqi.
Spërkatini mollët me lëngun e portokallit dhe hidheni lëngun rreth mollëve.
Piqini mollët 30-40 minuta me 190 gradë, sipas zbutjes së dëshiruar të mollëve.
Lëngun e mbetur hidheni sipër mollëve dhe shërbejini të ngrohta. Ju befte mire!