Përbërësit
800 gr mish qengji (tul)
1/2 gotë verë e kuqe
50 gr djathë i bardhë
1 kungull jeshil
1 karrotë
1 patate
1 qepë
1 domate
1 spec jeshil
1 patëllxhan
1 qepë e njomë
5 thelpinj hudhre
1 kërcell rozmarine
2 gjethe dafine
1 lugë rigon
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Udhëzimet
1.Presim mishin në kube të mëdha.
2.I skuqim mirë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kube, derisa të zbuten.
3.I shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë erëzat dhe 1 litër ujë.
4.E lëmë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.
5.E heqim nga zjarri dhe vendosim djathin e bardhë të grirë.