Mënyra e përgatitjes së Tavës së Dheut në shtëpi

Pjata kryesore

Perberesit:

500 gr mish viçi (ose mëlçi viçi )

300 gr gjizë fshati

1-2  kokrra qepë të thata

3 domate të kuqe, të bëra mirë

Kripë

Piper

8 thelpinj hudhre

Dy lugë gjelle uthull (sipas preferencës)

Vaj ulliri

Spec djegës

Përgatitja e gjellës në tavat e baltës

Grijmë qepët hollë dhe i hedhim në një tenxhere dhe i kavërdisim disa minuta në zjarr me pak vaj ulliri.

Në momentin që volumi i qepëve nis të bjerë, dhe qepët marrin një ngjyrë të verdhë në të artë shtojmë mishin e prerë në kubikë dhe vijojmë t’i kavërdisim për disa minuta.

Më pas shtojmë uthullën dhe vijojmë kavërdisjen derisa mishi ta përthithë plotësisht.

Në këtë moment shtojmë domatet e grira në rende, shtojmë kripën, piperin, specin djegës dhe hudhrën gjithashtu.

I kavërdisim të gjitha bashkë, hedhim gjizën dhe një gotë me ujë dhe i lëmë në zjarr të ziejnë derisa domatja të shkrijë tërësisht.

E heqim nga zjarri dhe nisim mbushjen e tavave të baltës.

Tavat i vendosim  në furrën e paranxehur dhe i lëmë të piqen për maksimumi 25 minuta.

Tava e dheut serviret e ngrohtë, e sapo dalë nga furra.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të ndryshme të perimeve të freskëta apo të pjekura.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *