Mëlçi me qepë të njoma

Pjata kryesore

Përbërësit

500 gr mëlçi viçi

100 gr qepë të njoma

1 tufë kopër

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Udhëzimet

1.Lajmë mëlçitë dhe qepët. Mëlçitë i presim në kubikë të vegjël ose mesatarë sipas dëshirës, ndërsa qepën në pjesë shumë të vogla.

2.Vendosim një tigan në zjarr, ku hedhim vaj ulliri dhe më pas mëlçitë për t’u skuqur.

3.Shtojmë qepët e prera imët dhe i përziejmë. Kujdesemi që t’i skuqim deri kur ato të kenë marrë ngjyrë.

4.Shtojmë pak ujë, kripë, piper dhe kopër. I lëmë në zjarr të ulët derisa të shohim që përbërësit janë lidhur mirë bashkë.

VARCOSIN
*Dergesa ne Shqiperi dhe Kosove brenda 24 oreve.
Porosit ketu per Shqiperi : https://bit.ly/3k5rOll
Porosit ketu per Kosove : https://bit.ly/2Zz7AXB

Disa keshilla :

  • Nëse dëshironi të largoni shijen e fortë të mëlçisë, mund ti vendosni në një tas me qumësht dhe ti lini në frigorifer për 2 orë.
  • Kujdesemi që të mos i skuqim më shumë seç duhet mëlçitë.
  • Për më shumë shije dhe aromë mund të shtoni cumin ose spec të kuq.
  • Mund të shoqërohet me sallatë, kos të freskët apo pjata anësore si pure patatesh, perime ose oriz.