Perberesit :
450 gr makarona
3 karrota
3 lugë gjelle miell
2 filxhanë qumësht
1 filxhan djathë parmixhano
1/2 filxhan djathë çedar
1/4 lugë gjelle pluhur hudhre
Pergatitja :
1.Gatuani makaronat sipas instruksioneve në paketim.
2.Ndërkohë vendosni karrotat në një tigan mesatar me 1 filxhan ujë.
3.Lërini të vlojnë në temperaturë të lartë.
4.Mbulojini, ulni temperaturën dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten, për rreth 5 minuta.
5.Ndërsa karotat ziejnë, në një enë futni miellin dhe përzijini mirë sa masa të bëhet homogjene.
6.Vendosni karrotat dhe lëngun e tyre në një blender deri sa të bëhen pure.
7.Merrni karrotat me garuzhdë dhe i hidhni në tigan ku i shtoni përzierjen e miellit dhe 1 filxhan qumësht tjetër.
8.Lërini derisa të lëshojnë flluska në temperaturë mbi mesataren, duke i trazuar vazhdimisht.
9.Menjëherë sa të lëshojnë flluska hiqini nga nxehtësia dhe i përzjeni me djathë parmixhano, djathë çedar, pluhur hudhre dhe kripë.
10.Përzjeni salcën me makaronat e gatuara dhe të thara.