Përbërësit
320 gr makarona pene
600 gr mish viçi
1 kg qepë të arta
60 gr selino
60 gr karota
1 tufë majdanoz
1 gjethe dafine
100 ml verë e bardhë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Djath kaçkavall
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete nisni duke qëruar qepët.
Grijini ato hollë e më pas në kubikë të vegjël dhe lërini mënjanë.
Vazhdoni duke grirë edhe karotat, selinonë dhe mishin në kubikë të vegjël.
Në fund lidhni majdanozin dhe gjethen e dafinës me një pe dhe vini një tenxhere me vaj ulliri në zjarr.
Shtoni qepët, karotat, selinonë, majdanozin, gjethen e dafinës me majdanozin dhe vëreni në zjarr.
Lërini disa minuta e më pas shtoni edhe mishin.
Përzieni herë pas here në mënyrë që të zbuten të gjithë përbërësit duke shtuar pak kripë dhe piper.
Më pas lëreni tenxheren të ziejë në zjarr të avashtë për 3 orë duke e mbuluar ne kapak.
Nuk do të keni nevojë të shtoni ujë, pasi qepët do të lëshojnë ujin e tyre.
Përziejeni herë pas here dhe kur të kenë kaluar 3 orë shtoni verën e bardhë.
Ndërkohë vendosni makaronat të ziejnë dhe kur të jenl gati hidhini tek tenxherja me perimet.
Pëzieni mirë për disa minuta e më pas shërbejini bashkë me qepët dhe mishin.
Në fund ju këshillojmë të shtoni pak djathë kaçkavall të grirë.