Lule kungulli të mbushura

Vegjetariane

Perberesit:

8 lule kungulli

150 gr gjizë

100 gr mocarelë me qumësht lope

1 lugë me djathë të grirë grana

4 gjethe të vogla borziloku dhe piper

Pergatitja:

1.Pastroji lulet e kungullit duke u hequr pistilin dhe fijet e jashtme.

2.Shoshe gjizën dhe përzieje me djathin e grirë grana, me gjethet e borzilokut të prera për së gjati, me mocarelën e bërë copa- copa dhe me piperin.

3.Mbushi lulet me kremin e gjizës duke përdorur një hinkë kuzhine, pastaj mbylli me kujdes.

4.Piqi në avull ose, nëse të pëlqen një shije më e fortë, kaloji në një brumë petullash dhe skuqi me shumë vaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *