Liker me shegë dhe raki

Pije dhe Kokteil

Përbërësit :

700 gr shegë të qëruara

500 ml raki

500 gr sheqer

800 ml ujë

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete qëroni me kujdes shegët duke lënë në një enë vetëm kokrrat e pastra nga lëkura.

Më pas hidhini kokrrat në një enë të thellë me kapak hermetik ose në një kavanoz të madh, po aty shtoni edhe rakinë.

Mbylleni mirë në mënyrë që të mos futet ajri dhe lëreni të pushojë në një vend të freskët e të errët diku në kuzhinën tuaj.

Duhet ta lini pa e hapur për 12 ditë rradhazi dhe sigurohuni që ta tundni kavanozin të paktën një herë në ditë teksa prisni.

Pasi të kenë kaluar ditët, hapeni kavanozin dhe kulloni lëngun e përfituar nga shegët dhe rakia.

Ndërkohë vini një zjarr një tenxhere të thellë, shtoni aty ujin dhe  sheqerin në mënyrë që të përgatisni sherbetin.

Përzieni vazhdimisht derisa sheqeri të shkrihet i gjithi  pa e lënë që të fillojë të ziejë.

Në fund  kur sherbet të jetë ftohur, shtoni lëngun e shegës me rakinë që kulluat më parë dhe përzieni me anë të një luge druri.

Hidheni në një shishe qelqi dhe mbylleni mirë për ta lënë pijen tuaj të pushojë edhe 20 ditë të tjera para se ta shërbeni.

Nëse preferoni një liker aromatik mund të shtoni edhe 1 shkop kanelle në kohën kur sheget dhe rakia qëndrojnë bashkë në enë.

*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2O4tQWQ
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/37UGpuR
*Diatea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3sycFfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *