Perberesit:
2 levrekë të pastruar nga luspat dhe të brendshmet
1 finok i prerë në feta të holla
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 limon i prerë në feta
1 tufë borzilok
1 grusht ullinj të zinj
Pergatitja:
Ngroheni furrën në 200 gradë. Shpëlani dhe thani peshkun.
Spërkateni kripë, pastaj mbusheni në brendësi me disa feta finok, limon dhe borzilok.
Shpërndani ullinjtë dhe finokun e mbetur, borzilokun dhe limonin në një tavë për pjekje.
Sipër vendosim levrekun. Lyejini peshqit me vaj dhe piqini për rreth 30 minuta ose derisa të gatuhet dhe të fillojë të skuqet.