Lakër me piper të kuq

Sallata

Përbërësit:

1 lakër e bardhë

2 qepë

1 mollë

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle pana bimore

½ lugë kafeje piper i kuq

Disa gjethe manxurane

Kripë

Përgatitja:

Lani dhe thani lakrën, më pas priteni në shiritë të hollë. Në një tigan ku keni hedhur pak ujë, vajin dhe qepët e prera në feta të holla, shtoni lakrat.

Stufoni perimet në tigan me pak kripë. Në fund të gatimit shtoni mollët e prera në kubikë. Lërini edhe për disa minuta në zjarr.

Përgatisni në një enë një salcë me panën bimore, piperin e kuq dhe kripën.

Servireni sallatën në një enë duke i shtuar salcën e përgatitur. Përfundojeni dekorin me disa gjethe manxurane.

Servireni të ngrohtë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv
*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD