Përbërësit:
300 ml qumësht 2 vezë 125 g miell Pak kripë 1 lugë gjalpë i butë Vaj ulliri
Mbushja:
1 philadelpia 200 g proshutë e pjekur Kastraveca turshi ½ panxhar i zierë Rukola
Pergatitja :
Rrahim vezët me qumështin, shtojmë vajin e ullirit dhe miellin. Formojmë brumin e krepave, dhe i pjekim në tigan të lyer me gjalpë. I shtrojmë në pjatë, i lyejmë me krem djathi dhe panxhar, shtrojmë proshutë, kastraveca turshi dhe ruloka. I mbledhim role dhe i presim në copa ose i konsumojmë ashtu.