Përbërësit:
6 kërpudha
150 gr salçiçe
Bukë të grirë
Gjysmë qepe (ose një të vogël)
Verë të bardhë
Hudhër
Vaj ulliri
Kripë, piper
Majdanoz
Përgatitja:
Pastroni kërpudhat duke hequr edhe bishtin për t’i lënë mënjanë. Pritini bishtat në kubikë të vegjël dhe hidhini në një tigan me pak vaj ulliri dhe qepën e grirë imët me hudhrën. Pasi të jenë zbutur, shtoni salçiçet e prera në copa të vogla. Shuajini me verë të bardhë. Kur vera të ketë avulluar, rregulloni shijen me erëzat dhe kripën dhe shtoni bukën e grirë. Me këtë masë mbushni kërpudhat dhe futini në furrë për 15-25 minuta. Në tavë vendosni pak vaj ulliri, një thelb hudhër dhe fare pak verë të bardhë.