Përbërësit:
300 g mish i grirë, 300 g salsiçe e freskët, 1 vezë, 50 g thërrime buke, 50 g djathë i grirë, domate të vogla (pomodorini), 1 thelb hudhër, rigon, piper i zi, trumzë, vaj ulliri dhe kripë.
Përgatitja:
Vendosim mishin, salsiçet, djathin, thërrimet e bukës dhe erëzat në tas. Formojmë brumin e qofteve dhe i ndajmë në pjesë, u japim formë dhe i vendosim në tavë bashkë me nga një ½ domate të vogël sipër. I fiksojmë me kruajtëse dhëmbësh dhe i pjekim në furrë për 20 minuta me 180 gradë. Ju bëftë mirë!