- Përbërësit për 30-35 kurabije
- 200gr miell 00
- 230gr gjalp Klegen
- 60gr niseshte
- bustine vanilje
- 30gr sheqer pluhur + 60gr per sperkatje
- 1 bustine vanilje
- pak kripe
- Gatimi
Bashkojme si fillim ne nje tas te madh perberesit e thate, pra miellin, niseshten dhe pak kripe duke i perziere mire me ndihmen e nje teli kuzhine.
Ne nje ene tjeter, rrahim gjalpin me ndihmen e mikserit elektrik derisa te formohet nje krem i bute dhe me ngjyre te hapur, shtojme sheqerin pluhur, vaniljen, dhe vazhdojme rrahjen derisa e gjithe masa te rrisi volumin e saj.
Shtojme se fundi edhe perberesit e thate (miellin, niseshten dhe kripen) dhe vazhdojme perzierjen me dore derisa masa e perftuar te rezultoje homogjene.
Ne kete moment, brumi eshte shume i bute dhe i shkrifet, dhe duke qene se kurabijeve do ti japim formen e sferave te vogla, duam qe kete forme ta ruajne dhe te mos hapen sapo ti vendosim ne furre. Prandaj, brumin e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e veme ne frigorifer ne menyre qe te forcohet per rreth 1-2 ore.
Pasi ka kaluar kjo kohe, marrim pak nga brumi dhe e rrotullojme me pellembet e duarve derisa te formojme sfera te vogla me diameter rreth 2.5cm (sa nje kokerr arre) te cilat i vendosim ne tave te shtruar me leter furre ne nje distance prej rreth 2cm nga njera tjetra.
I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 10-15 minuta, apo derisa anet e kurabijeve te kene marre ngjyre te lehte. I heqim nga furra dhe i leme te ftohen ne temperature ambjenti per rreth 5 minuta, pas kesaj i sperkasim me sheqer pluhur dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme.
Keto gurabije mund te ruhen ne nje ene te mbyllur per disa jave, prandaj mund ti pregatisni ne sasi te medha pa rrezikuar ne shije.