Gjoks pule me salcë jeshile

Pjata kryesore

Për 4 persona:
500gr gjoks pule i zierë më parë
Për salcën jeshile:
1 tufë majdanoz (afro 40gr gjethe)
20gr tul buke
5 lugë gjelle uthull vere
1 thelb hudhër
30gr kaperi (të kripura)
40-50gr kastravecë turshi
1 vezë e zierë
4 sardele açuge të konservuara në vaj–jo të domosdoshme
50gr vaj ulliri
kripë, piper


Përgatitja e salcës:
1. Lagim bukën me uthullën për 5 minuta. Kaperit i shpëlajmë mirë me ujë për t’iu hequr kripën e tepërt dhe i thajmë me letër kuzhine.
2. Në mikser ose robot grijmë bukën e lagur me uthull së bashku me gjethet e majdanozit dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Pasi t’i kemi grirë, salca duhet të rezultojë si krem.
3. E rregullojmë për kripë e piper dhe e shërbejmë me mishin e zierë më parë, të prerë në copa. Shërbehet e ftohtë ose e vakët.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *