Koha e përgatitjes në total-30 minuta
Përbërësit për 2,3 persona:
4 ose 5 gjokse pule në feta të holla
100 g domate qershiza
100 g djathë Scamorza i tymosur, i prerë në kubikë të vegjël ose djathë tjetër që shkrin
1 lugë djathë Parmigiano i grirë
pak rigon, disa kokrra ullinj të zinj pa bërthamë, kripë, piper
bukë e thekur, e grirë
Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
Në një tavë ku kemi spërkatur vaj ulliri vendosim fetat e mishit, domatet të prera në mes, djathin Scamorza, ullinjtë, rigon, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe pak bukë të thekur të grirë. I spërkasim sipër me pak vaj ulliri dhe e vëmë tavën të piqet në furrë për rreth 25/30 minuta, por 4 minutat e fundit e vendosim tavën me funksionin grill sipër.