Perberesit:
1 lakër e madhe e grirë hollë
1 kanaҫe domate të prera të konservuara
1 qepë e grirë hollë
1 lugë ҫaji karafil
450 gr mish i grirë viҫi
Kripë dhe piper
Pergatitja:
Në një tenxhere të madhe në zjarr të ulët, shtoni lakrën, domatet bashkë me lëngun, qepën, karafilin, kripën dhe piperin.
Teksa lakra ka marrë një valë, shtoni mishin e grirë dhe vendosini kapakun.
Lëreni në zjarr derisa lakra të jetë zbutur dhe mishi të jetë gatuar mirë, për rreth 45 minuta. Trazojeni herë pas here.