Fli Receta Gatimi

Brumera

Flija e përgatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare. Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar. Ajo mund të piqet edhe në shporet me rrymë apo me dru por më tepër preferohet me saç.

Flija_cover
Flija 1

Për brumin nevojitet:

– 1 kg miell

– 3-4 gota ujë

– kripë

Për masën duhet:

– 200 gr gjalpë

– 2 filxhan çaji ajkë

– 3 lugë vaj

Flija 5

Përgatitja:

Në një enë hidhet miell, kripa, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, ajka dhe vaji, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme. Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta.

Flija 3
Flija 4

Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.

Flija 2

Nëse flija piqet me saç, brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush. Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipër me mazë të shkrirë. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe servohet me kos, turshi, djathë ose mjaltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *