Perberesit
2 karrota
1 spec i kuq
1/4 filxhan uthull orizi
1/4 filxhan sheqer kaf
Kripë
1/4 filxhan nenexhik
1/2 filxhan supë pule
1 lugë çaji salcë peshku
1 kg fileto derri
1 lugë çaji vaj
Oriz i gatuar, për servirje
Pergatitja
1.Në një tas hidhni së bashku uthull orizi, 1 lugë çaji sheqer kaf dhe 1/4 lugë çaji kripë.
2.Duke përzier mirë përbërjen në tas dhe duke përdorur një heqës lëkure perimesh, i prisni karrotat në shirita të gjatë.
3.Shtoni specin e kuq dhe lereni të gatuhet për rreth 20 minuta.
4.Lereni deri sa të thahet dhe shtoni nenexhikun.
5.Ndërkohë, në tas të vogël, hidhni së bashku supë pule, salcë peshku, dhe 1/4 filxhan sheqer kaf.
6.Marinoni mishin e derrit me kripë dhe piper.
7.Ngrohni 1 lugë gjelle vaj në një tigan dhe shtoni mishin e derrit.
8.Lereni mishin të skuqet për 6 – 8 minuta duke e kthyer nga të gjitha anët dhe hidheni në një pjatë.
9.Shtoni përzierjen e supës dhe atë të specit në një tenxhere dhe vereni të ziejë derisa sheqeri të shkrijë, reth 2 -3 minuta.
9.Shtoni mishin dhe gatuajeni 1-2 min.
10.Mishin sherbejeni me orizin që keni zier më herët dhe karrota.