Perberesit:
500gr fasule pllaqi
1 qepë e grirë
1 karotë e grirë hollë
3 lugë salcë domate
1 thelpi hudhër e grirë
1 tufë majdanoz
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
1 lugë çaji paprika
2 gjethe dafine
Pergatitja:
Shpëlajini mirë fasulet dhe lerini përgjatë natës në ujë që të zbuten.
Mbushni një tenxhere me ujë, lëreni të ziejë dhe shtoni fasulet. Lëreni në zjarr për rreth 30 minuta dhe ruani një gotë ujë nga lëngu i tyre sepse do ju duhet për tavën.
Ngrohni furrën në 180 gradë.
Në një tenxhere hidhni vajin, hudhrën, qepën, karotat, kripën, piperin e zi dhe paprikën. Kur qepa të jetë zbutur dhe të jetë bërë transparente, shtoni salcën, fasulet e kulluara, ujin e fasuleve dhe dafinën.
Lëreni të ziejë duke e trazuar.
Kur të ketë marrë pamjen e një mase, hidheni në tavë. Futeni në furrë për rreth 30 minuta, derisa fasulet të jenë zbutur.
Shërbejni me pak majdanoz të freskët dhe ju befte mire.