(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
Përbërësit
900g fasule
300-400g suxhuk ose llukanik
4 gota uji me lëng pule ose ujë
1 qepë e grirë
2 speca jeshil të grirë
2-3 qepë të njoma
2 lugë gjelle me majdanoz të grirë
4 thelpinj hudhra të grira
Kripë
Piper i kuq
Piper i zi
2-3 gjethe dafine
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle me gjalpë
4-5 lugë gjelle me salcë domateje ose 2 kokrra domate të grira
Përgatitja
Nisni me vendosjen e fasuleve në një tas me ujë për 8 orë.
Për të shkurtuar kohë, mund t’i lini edhe gjatë natës që të nesërmen t’i keni gati për përgatitjen e recetës.
Në një tenxhere të madhe shtoni gjalpin dhe lëreni në zjarr të ngadaltë.
Sapo gjalpi të jetë shkrirë shtoni vajin e ullirit dhe hudhrën e grirë imët, qepën, specat dhe qepët e njoma dhe skuqini lehtë.
Hidhni salcën e domateve, ose nëse preferoni mund të grini në rende domatet pa lëkurë.
Më pas shtoni erëzat sipas dëshirës për t’i dhënë një shije më të mirë.
Ndërkohë prisni në copa për t’i patur gati.
Në tenxhere hidhni lëngun e pulës dhe fasulet pasi t’i keni kulluar, dhe lëreni që të kthejë një valë.
Pasi të ketë valuar, uleni nxehtësinë e sobës dhe lërini të ziejnë dhe për 30 minuta të tjera të mbyllura me kapak.
Përzieni herë pas here në mënyrë që fasulet të mos ngjiten.
Në fund shtoni suxhukun apo llukanikun të prerë në copa dhe kripën sipas dëshirës dhe lërini edhe 30 minuta të tjera për të zierë.
Provojini për shijen në lidhje me sasinë e kripës apo të erëzave dhe lërini të ftohen pak.
Shërbejini të ngrohta duke i shoqëruar me turshi të ndryshme ose dhe me sallata me perime të stinës.
Kur t’i hidhni në pjatë spërkatini me pak majdanoz të grirë për t’i dhënë pak freski pjatës duke qenë se është e plotë.
Po ashtu mund edhe ta spërkatni me pak vaj ulliri të rrahur me hudhra për një shije dhe aromë më të fortë.
Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me fasule të kuqe apo të zeza.