Perberesit:
200 g biskota digjestive
75 g gjalpë, i shkrirë
600 gr krem djathi
250 gr sheqer kaf i imët
150 g kos natyral
3 vezë të mesme
Lëkura e grirë imët 2 limonave, lëng vetem nga 1 limon
50 gr miell i thjeshtë
200 gr mjedër
sheqer pluhur, për të dekoruar
Pergatitja:
Parangrohni furrën në 120 gradë dhe në një tavë ëmbëlsirash me hapje anësore, shtroni një fletë letër kuzhine.
Në një procesor ushqimi ose në një qese ushqimi, shtypni biskotat. Hidhini në një tas me gjapin e shkrirë dhe përziejini mirë. Masën e krijuar shtrojeni dhe shtypeni mirë në bazën e tavës dhe lëreni mënjanë.
Në një tas, rrihni me rrahëse elektrike sheqerin kaf dhe kremin e djathit. Më pas shtoni kosin dhe vezët një nga një. Në fund shtoni lëkurën e limonit, lëngun e limonit dhe miellin.
Më pas shtoni 2/3 e mjedrave duke i shtypur lehtësisht që të ëshojnë lëngun në përzierjen e përgatitur. Masën shtrojeni mbi shtresën e biskotave dhe sheshojeni në sipërfaqe.
Piqeni për 45 minuta-1 orë dhe fikeni furrën. Lëreni brenda tortën dhe për një orë dhe pastaj nxirreni të ftohet në temperaturë ambienti. Dekorojeni me pjesën e mbetur të mjedrave dhe sheqer pluhur.