Byrek me dy petë i mbushur me perime

Brumera, Vegjetariane

Përbërësit për një tavë mesatare:
300 gr miell
Pak ujë
Kripë
Vaj ulliri

Për mbushjen:
Perime sipas dëshirës; mund të zgjidhni kunguj, speca të kuq, patëllxhan…
1 qepë të kuqe
Erëza
Hudhra

Përgatitja:
Përgatisim së pari brumin duke përzier e punuar mirë të gjithë përbërësit e tij. Kur të kemi arritur një masë të ngjeshur por jo shumë të fortë, e lyejmë brumin me pak vaj ulliri dhe e lëmë mënjanë të pushojë, të paktën për një orë.
Ndërkaq përgatizim mbushjen. Pastrojmë dhe presim perimet. I kaurdisim në një tigan të madh ku kemi hedhur vaj ulliri me pak hudhër. Shtojmë erëzat që na pëlqejnë pa qenë nevojë që perimet të zbuten shumë sepse do të kalojnë edhe në pjekie.
Hapim gjysmën e brumit si petë të poshtme, shtrojmë mbushjen dhe sipër vendosim petën tjetër. Nëse doni mund të vini edhe djathë në brendësi!
Piqeni për rreth 30-40 minuta në 200 gradë.

Per porosi kliko ne foto ! Tashme me 50 % ulje ! SASIA LIMITUAR !