Përbërësit:
1 kg presh i freskët
1 kokërr qepë
3 karrota
5 lugë vaj ulliri
Një grusht oriz
Kripë
Piper
Nenexhik të freskët
Përgatitja:
Kujdesemi qe të pastrojmë mirë preshin me ujë të rrjedhshëm.
Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.
Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët e grira. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.
Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.
Presim karrotat në copa dhe i shtojmë në tenxhere që të zbuten.
Preshin e prerë në copa por jo shumë të vogla, e hedhim kur të shohim që karrotat janë zbutur dhe çelur në ngjyrë.
Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.
E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.
Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.
E servirim të ngrohtë për një shije sa më të mirë, mund t’i shtoni dhe disa pika lëng limoni për të neutralizuar aromën e preshit.