Përbërësit :
(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)
300 gr brokoli
4 kokrra vezë
3-4 lugë gjelle gjizë ose djathë i thërrmuar
2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja :
Brokoli pastrohet nga gjethet dhe i hiqet kërcelli.
Tufat e mëdha të luleve ndahen në degëza të vogla.
Lahen në ujë të ftohtë dhe lihen të zjejnë në ujë të valuar me kripë për 10 minuta.
Brokoli hiqet nga zjarri, kullohet uji dhe e nxehtë vendoset në një pjatë që të ftohet.
Ndërkohë ndani të bardhat nga të verdhat e vezëve.
Si fillim rrihni fort të bardhat e vezëve derisa masa të krijohet në formën e shkumës, më pas shtoni të verdhat, kripën, piperin vijoni t’i rrihni edhe për pak.
Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri, lëreni të nxehet për 1-2 minuta dhe më pas shtoni aty vezën e rrashur, sipër saj vendosni degëzat e brokolit, gjizën apo thërrimet e djathit sipas dëshirës.
Nëse dëshironi mund ta përgatisni në formën e omletës, në këtë rast, lëreni të piqet nga ana e poshtme dhe më pas ta ktheni përmbys që të piqet ana tjetër, ose ta përzieni nga pak derisa veza të mpikset dhe të jetë gati, të dyja mënyrat kanë njëlloj të shijshme.