Përbërësit:
380 gr bajame të grira
140 gr sheqer
10 gr maja pluhur
Lëkura e një limoni
Një vezë
Pak kripë
Pak reçel (p.sh manaferrash ose kajsish)
Disa bajame të qëruara dhe të pjekura për dekorim
Përgatitja:
Nxehni furrën në 180 gradë. Bashkoni bajamet e grira me sheqerin e situr. Shtoni majanë pluhur, vezën, dy lugë lëkura limoni të grira dhe pak kripë. Përzieni gjithçka derisa të krijoni një brumë të trashë, me të cilin do të formoni toptha në madhësinë e një arre.
Vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre. Përsipër shtypini duke iu krijuar një vrimë në të cilën mund të vendosni nga një bajame të pjekur ose pak reçel.
Piqini për 15-20 minuta ose derisa biskotat të jenë krokante. Mund t’i ruani në një vazo me kapak.