Perberesit: * 800 g mish tul* 100 g djathe krem* 1 dl ajke* 1 luge gjelle pure domatesh, * 2 veze* 2 dl qumesht* ereza te perziera, piper i zi
Per mbeshtjellje: * 3 veze* 200 g miell* 250 g therrime buke* 3 dl vaj
Per garniture: * 1 kg patate* 100 g kajmak* 100 g kaçkavall* 100 g proshute* 2 dl ajke* 1 dl vaj, ereza te perziera, piper i zi
Pergatitja:
1. Mishi pa asht pritet ne bifteke dhe bifteket pastaj rrihen me çekan druri e u shtohen ereza sipas shijes.
2. Bifteket rrotullohen neper miell, pastaj neper veze te tundura dhe, ne fund, neper therrime buke. Pasi te mbeshtillen bifteket keshtu, ata piqen ne vaj te nxehte derisa te skuqen.
3. Ne ene te veçante bashkohen djathi krem, pureja e domateve, ajka, vezet dhe qumeshti. Shtohen ereza sipas shijes dhe te gjitha perzihen mire.
4. Bifteket e mbeshtjelle renditen ne tepsi te lyer me vaj. Renditja behet ne ate menyre qe skajet e biftekeve te palosen me njeri-tjetrin. Permbi bifteke derdhet perzierja e pergatitur dhe ushqimi piqet ne furren e nxehte ne 200°C, derisa te skuqet.
5. Ushqimi sherbehet me garnir patatesh.
Garnitura:
1. Patatet zihen bashke me levore, pastaj qerohen dhe çdo patate pritet ne kater cope.
2. Patatet e prera fergohen ne vaj te nxehte dhe pastaj vendosen ne tepsi.
3- Proshuta grihet imet dhe bashkohet me ajke e me kajmak. Kjo perzierje derdhet mbi patate dhe perzihet ngadale. Permbi hedhet kaçkavall i grire dhe futet ne furre per t’u pjekur perfundimisht.