Mjalti, për shkak të vetive të tij antibakteriale, antioksiduese dhe anti-kërpudhore, si dhe efektet e tij anti-inflamatore, qetësuese , është përdorur ndër shekuj për probleme të ndryshme shëndetësore. Qumështi, nga ana tjetër, është vlerësuar për përmbajtjen e tij minerale dhe vitaminave, përfshirë vitaminat e tretshme në yndyrë, vitaminat B, vitaminën A, D, kalciumin, proteinat e tij shtazore, dhe acidin laktik. Mjalti dhe qumështi njihen për këto përfitime e të tjera kur konsumohen veçmas, por kur kombinohen së bashku vijnë edhe me më shumë përfitime shëndetësore.
1. Përfitimet antibakteriale
Hulumtimet kanë treguar që mjalti dhe qumështi së bashku kanë një efekt më të madh kundër baktereve Stafilokok, në krahasim me rastet kur konsumohen veçmas. Gjithashtu, besohet se mjalti, i shtuar në qumësht të ngrohtë, trajton kapsllëkun dhe çrregullimet e zorrëve.Gjithashtu, kjo pije ndihmon në zbutjen e simptomave të ftohjes që lidhen me aparatin e frymëmarrjes.
2. Kundër plakjes
Përdorimi i qumështit dhe mjaltit në lëkurë ngadalëson procesin e plakjes, ndërsa zbeh pamjen e rrudhave në lëkurë. Mjalti dhe qumështi funksionojnë mrekullisht nga jashtë për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme. Karakteristikat e tyre antioksiduese veprojnë kundër radikaleve të lira në lëkurë, të cilat zakonisht shkaktojnë njolla, rrudha etj. Përdorni sa më shumë maska me këto dy përbërës
3. Shëndeti i kockave
Ndërsa vazhdojnë studimet për mjaltin, gjithmonë e më shumë vërtetohet se mjalti vepron si transportues dhe bartës i lëndëve ushqyese në të gjithë trupin. Kësisoj konsumimi i qumështit dhe mjaltit së bashku nuk do t’i japin trupit tuaj vetëm lëndët ushqyese të nevojshme (si kalcium), por gjithashtu do të maksimizohet përthithja e tij në trup. Nivelet e duhura të kalciumit mund të ndihmojnë në parandalimin e kushteve të tilla si inflamacioni i nyjeve dhe osteoporoza.
4. Nxit qëndrueshmërinë
Një gotë mjaltë dhe qumësht çdo mëngjes besohet se përmirëson qëndrueshmërinë e një personi. Qumështi përmban proteinë, ndërsa mjalti nga ana tjetër, përmban karbohidratet e nevojshme për një stimul efektiv të metabolizmit. Proteinat shtazore nga qumështi ndahen në aminoacidet bazë nga enzimat dhe më pas riformohen për të krijuar proteina të përdorshme për njerëzit. Ndërsa, materiali i tepërt në këtë transformim oksidohet më pas si energji e përdorshme. Proteinat janë një pjesë e rëndësishme e dietës sonë dhe mjalti ndihmon në stimulimin e metabolizmit.
5. Ndihmon në tretje
Kjo pije ndihmon në mirëmbajtjen e traktit gastrointestinal duke shmangur fryrjen, kapsllëkun dhe dhimbjet e barkut. Qumështi promovon rritjen e ‘baktereve të mira’ ose të dobishme në sistemin tretës. Kur qumështi konsumohet çdo ditë me disa pika mjaltë, ndihmon në rivendosjen e florës së shëndetshme bakteriale që është e nevojshme për një sistem të mirë tretës.