Bakllava me Stika

Embelsira

Perberesit:

  • 60 peta për bakllava
  • 1 filxhan stika të grira imët
  • ½ filxhan vaj ulliri i lehtë
  • ½ filxhan gjalpë I tretur
  • 400 – 500 gram stika të grira imët
  • Për Sherbetin:
  • 2 filxhan uji                                                          
  • 2 filxhan sheqer
  • Lëngu i një gjysmë limoni
  • ½ filxhan mjaltë   

Përshkrimi:

Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.

Mënjanë në një tigan të vogël ngrohim vajin me gjalpin derisa të filloji të marrë pak vale (sa të krijoj bulzat dhe pastaj e heqim se digjet menjëherë).

Ndërkohe fillojmë përgatitjen e bakllavasë ku si fillim marrim 3 petët e para dhe i shtrojmë në tepsinë që kemi lyer më parë me vaj ulliri, e spërkasim çdo petë me vajin e ullirit dhe gjalpin që kemi ngrohur më pare dhe hedhim gjithandej pa u kursyer stikat e grira.

Vazhdojmë kështu duke vendosur 2 peta dhe duke i spërkatur gjithandej me vajin e stikat dhe në fund e mbyllim me 3 peta, e presim sipas dëshirës dhe hedhim mbi të gjithë sipërfaqen e bakllavasë vajin e mbetur.

Pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta pas të cilave menjëherë sapo e nxjerrim nga furra hedhim gjithandej nëpër të sherbetin të cilin e kemi në temperaturë ambienti.

E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që mjalti të përthithet më së miri para se ta konsumojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *