Pule me Arra

Kalorike

Një recetë tradicionale përmetare, padyshim dhe shumë e shijshme. Zakonisht gratë e këtij qyteti e gatuajnë atë për vaktin e drekës pasi është kalorike, por dhe shumë e thjeshtë në përgatitje.

Përbërësit

  • gjysmë pulë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle arra (të grirë)
  • vezë (të verdhat)
  • 50 gr gjalpë
  • kripë

Përgatitja:

  1. Presim pulën në copa të vogla dhe e shtojmë në tigan ku e skuqim pak.
  2. Më pas i hedhim 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.
  3. Ndërkohë bëjmë brumin duke përzier miellin me arrët e grira dhe të verdhat e vezëve. E punojmë mirë me dorë sa të marrim një masë të plotë të cilën e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë karameli.
  4. Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë derisa masa të bëhet pak kremoze.
Gatime Shqiptare

Articles You May Like

Fërgesë me speca
Qumështor , receta origjinale
Gjoks pule me djathë, domate dhe ullinj në furrë
Ja sëmundjet që kuron lëngu i lakrës së bardhë
Midhje me kus-kus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *