Përbërësit
- 300 gr miell
- 10 gr maja pluhur
- 70 gr bizele
- 50 gr djathë i bardhë
- 50 ml ujë
- kripë
- vaj ulliri
Përgatitja
1
Hedhim në një tas miellin, majanë bizelet, ujin, kripën dhe pak vaj ulliri.
2
Pasi i punojmë pak, shtojmë dhe djathin e bardhë.
3
Zëmë një brum pak a shumë si të byrekut, por pak më të ujshëm.
4
E punojmë mirë brumin me dorë dhe e lemë të qetësohet për 35 minuta.
5
Më pas bëjmë topa të vegjël dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë.
6
I fusim në furrë në 180 gradë Celsius për 20 minuta.